Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan”
Mbrëmjen e sotme mbahet finalja e madhe e Eurovision, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”. Në natën finale do të garojnë gjithsej 25 shtete, ndërsa spektakli muzikor pritet të hapet nga Danimarka dhe të përfundojë me performancën e Austrisë. Shqipëria do të ngjitet e pesta në skenë, duke prezantuar këngën që…
ShowBiz
Mbrëmjen e sotme mbahet finalja e madhe e Eurovision, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”.
Në natën finale do të garojnë gjithsej 25 shtete, ndërsa spektakli muzikor pritet të hapet nga Danimarka dhe të përfundojë me performancën e Austrisë.
Shqipëria do të ngjitet e pesta në skenë, duke prezantuar këngën që ka tërhequr vëmendje të madhe që nga paraqitja në gjysmëfinale. “Nan” është pritur pozitivisht nga publiku dhe fansat e Eurovisionit, të cilët kanë komentuar gjerësisht interpretimin dhe atmosferën e krijuar në skenë.
Pak para finales, Alis ka kërkuar mbështetjen e publikut shqiptar dhe të gjithë fansave të festivalit për votimin e Shqipërisë në këtë edicion.