Dafina Zeqiri e konfirmon se është në pritje të fëmijës së dytë: Daskani po bëhet vëlla i madh
Dafina Zeqiri ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël. Gjatë koncertit të saj në Tiranë, këngëtarja shfrytëzoi skenën për të ndarë lajmin emocionues me publikun. “Ky është momenti më i bukur me ju tregu që Daskani ka me u bë vëlla i madh. Ju kam thënë se bashkë me Kreshnikun kemi me e bë…
ShowBiz
Dafina Zeqiri ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.
Gjatë koncertit të saj në Tiranë, këngëtarja shfrytëzoi skenën për të ndarë lajmin emocionues me publikun.
“Ky është momenti më i bukur me ju tregu që Daskani ka me u bë vëlla i madh. Ju kam thënë se bashkë me Kreshnikun kemi me e bë një ekip futbolli”, u shpreh ajo.
Lajmi është pritur me brohorima dhe duartrokitje nga mijëra fansa të pranishëm në koncertin madhështor të këngëtares.