Abdixhiku kritikon Kurtin dhe VV-në: Apetit i pashpjegueshëm për kontroll të të gjitha institucioneve, nuk arrin të tregojnë vullnet minimal për kompromis politik
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj qeverisë në detyrë, duke e akuzuar për mungesë vullneti politik dhe për vendosjen e vendit në një krizë të vazhdueshme. “Ka qenë e habitshme se si një qeveri që i ka 51 për qind nuk ka arrin të gjejë vullnetin për kompromis minimal, por ka…
Lajme
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj qeverisë në detyrë, duke e akuzuar për mungesë vullneti politik dhe për vendosjen e vendit në një krizë të vazhdueshme.
“Ka qenë e habitshme se si një qeveri që i ka 51 për qind nuk ka arrin të gjejë vullnetin për kompromis minimal, por ka një apetit të pashpjegueshëm për kontroll të të gjitha institucioneve dhe kjo më është bërë e ditur që në takimet e para.”, tha ai.
Sipas Abdixhikut, vendimi i qeverisë për të mbajtur vendin në tension politik nuk është thjesht një gabim, por një strategji që synon ruajtjen e pushtetit personal:
“Ti kesh 51 për qind dhe të vendosësh ta dërgosh vendin në krizë të vazhdueshme është më tepër mendësi, është mendësi që mbijeton krizë, ekziston krizë dhe në kriza promovon veten dhe pretendon mirëmbajtjen e vetes.”, transmeton lajmi.net.
Kreu i LDK-së nënvizoi se kjo qasje politike rrezikon stabilitetin e institucioneve dhe ka ndikim negativ në qytetarët: “Është e pakuptueshme se si një qeveri që ka shumicën nuk arrin të tregojë vullnet minimal për kompromis politik.”
Abdixhiku në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës i bëri thirrje qeverisë në detyrë të ndërmarrë hapa konkretë për dialog dhe bashkëpunim, duke theksuar se mungesa e fleksibilitetit po thellon krizën: “Një qeveri që mendon vetëm për kontrollin e institucioneve dhe jo për zgjidhjen e problemeve po e bën krizën më të thellë”./lajmi.net/