E quajti ambasador të Ramës, BE dënon sulmet e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato
Bashkimi Evropian ka dënuar sulmet e kryedemokratit Sali Berisha ndaj ambasadorit evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato. BE i ka quajtur të papranueshme deklaratat e Berishës dhe thekson se ambasadori ka vepruar gjithnjë me profesionalizëm dhe integritet. “Një zëdhënës i BE-së iu përgjigj sulmeve personale kundër Ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, në Ditën e Evropës: “Deklarata…
Lajme
Bashkimi Evropian ka dënuar sulmet e kryedemokratit Sali Berisha ndaj ambasadorit evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
BE i ka quajtur të papranueshme deklaratat e Berishës dhe thekson se ambasadori ka vepruar gjithnjë me profesionalizëm dhe integritet.
“Një zëdhënës i BE-së iu përgjigj sulmeve personale kundër Ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, në Ditën e Evropës: “Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon fuqimisht sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës kundër Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, thuhet në postim, shkruan A2 CNN.
Në ditën e Evropës, Berisha e quajti Gonzaton “ambasador të Edi Ramës”, dhe duke pretenduar se ai ka transmetuar informacione të pavërteta në Bruksel kundër opozitës shqiptare.