Familja e influencueses turke Aysegul, pretendon se kishte shantazhe para vdekjes së saj tragjike

Familja e influencueses turke të modës, Aysegul Eraslan, ka deklaruar se ajo ishte shantazhuar me fotografi eksplicite dhe kishte marrë kërcënime para vdekjes së saj në moshën 27 vjeçare. Eraslan u gjet e vdekur në banesën e saj në Stamboll më 13 mars, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime për rrethanat e vdekjes së saj, shkruan DailyMail.…

ShowBiz

10/05/2026 08:43

Familja e influencueses turke të modës, Aysegul Eraslan, ka deklaruar se ajo ishte shantazhuar me fotografi eksplicite dhe kishte marrë kërcënime para vdekjes së saj në moshën 27 vjeçare.

Eraslan u gjet e vdekur në banesën e saj në Stamboll më 13 mars, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime për rrethanat e vdekjes së saj, shkruan DailyMail.

Sipas avokatit të familjes, ekzistojnë prova për shantazh, ndërsa ata kërkojnë hetim të plotë dhe transparent të rastit.

Autoritetet turke po shqyrtojnë dëshmi, përfshirë mesazhe dhe prova materiale, ndërsa hetimi për vdekjen e saj vazhdon ende.