Gani Geci: Atë fjalim Fatosit ja ka dhënë një deputet i afërt me Kurtin e Konjufcën, ma ka thënë vëllai im
Deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, për ish-presidentin Hashim Thaçi kanë vazhduar të nxisin reagime. Në Debat Plus, ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, i cili është edhe familjar i deputetit të VV-së, ka thënë se fjalimi i mbajtur në Kuvend nuk ka qenë i rastësishëm, por i ndikuar nga një figurë brenda Lëvizjes…
Lajme
Deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, për ish-presidentin Hashim Thaçi kanë vazhduar të nxisin reagime.
Në Debat Plus, ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, i cili është edhe familjar i deputetit të VV-së, ka thënë se fjalimi i mbajtur në Kuvend nuk ka qenë i rastësishëm, por i ndikuar nga një figurë brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
“Dua të inkuadrohem për ata që u distancuan nga fjalimi i Fatos Gecit. E kam fjalën për VV-së se prapa atij fjalimi qëndron një prej deputetëve të LVV-së, njeri i afërt i Albin Kurti dhe Glauk Konjufcës… ia ka thënë letrën njeri deputet i LVV-së”, ka thënë Geci.
Kujtojmë se Fatos Geci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës.
Geci tha se Thaçin do ta ndjek fati i Naim Murselit, i cili u dënua sot me burgim të përjetshëm.
“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, deklaroi Geci mes të tjerash.