Tahiri për Fatos Gecin: Kushdo që fyen Thaçin e ka fyer UÇK-në

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, të bëra një ditë më parë në seancën parlamentare lidhur me ish-presidentin Hashim Thaçi. Në Debat Plus, Tahiri e cilësoi fjalimin e Gecit si ndër më të rëndët në historinë parlamentare të Kosovës. “Është fjalimi më…

Lajme

22/04/2026 21:10

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, të bëra një ditë më parë në seancën parlamentare lidhur me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Në Debat Plus, Tahiri e cilësoi fjalimin e Gecit si ndër më të rëndët në historinë parlamentare të Kosovës.

“Është fjalimi më turpëruese që 25 vjet që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës. Kushdo që mendon dhe fyen Hashim Thaçin dhe personalitetin e tij, e ka fyer UÇK-në, e ka ofenduar shtetin e Kosovës, i ka ofenduar gjakun e dëshmorëve, veteranët UÇK-së, familjet e dëshmorëve. Pra e ka fyer secilin vlerë të këtij vendi. Kjo është skandaloze, turpëruese”, ka thënë Tahiri.

Reagimi i tij vjen pasi Geci përshëndeti vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, duke shtuar se një fat i ngjashëm e pret edhe Thaçin në Dhomat e Specializuara.