Bogaj largohet nga AAK pas 19 vitesh: Kur lojaliteti përballet me pabesi, heshtja nuk është më virtyt

Yll Bogaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga AAK-së, duke i dhënë fund një angazhimi politik që kishte nisur në vitin 2007. Begaj theksoi se gjatë këtyre viteve ka punuar me përkushtim dhe seriozitet të plotë, duke besuar se po jepte kontribut për qytetarët dhe për vlerat që ka mbrojtur vazhdimisht, raporton lajmi.net Megjithatë,…

Lajme

22/04/2026 17:42

Yll Bogaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga AAK-së, duke i dhënë fund një angazhimi politik që kishte nisur në vitin 2007.

Begaj theksoi se gjatë këtyre viteve ka punuar me përkushtim dhe seriozitet të plotë, duke besuar se po jepte kontribut për qytetarët dhe për vlerat që ka mbrojtur vazhdimisht, raporton lajmi.net

Megjithatë, ai u shpreh i zhgënjyer me zhvillimet e fundit brenda subjektit, duke vlerësuar se procesi i reformave të brendshme nuk ka reflektuar kontributin dhe sakrificën e tij.

Postimi i tij i plotë:

Pas një rrugëtimi të gjatë me AAK-në, (2007-2026) sot kam vendosur ta mbyll angazhimin tim në këtë subjekt.
Gjatë këtyre viteve jam angazhuar me seriozitet të plotë, me shumë punë dhe përkushtim, duke besuar se po jap kontribut për qytetarët dhe për vlerat që i kam mbrojtur gjithmonë. Por sot e shoh se procesi i reformës së brendshme nuk po e pasqyron as kontributin, as sakrificën e dhënë.
Nuk më dhemb largimi nga subjekti, por zhgënjimi nga njerëz dhe qëndrime prej të cilave kam pritur korrektësi, besim dhe bashkudhëtim. Kur përkushtimi dhe lojaliteti përballen me PABESI, heshtja nuk është më virtyt. Në këto rrethana, dorëheqja ime është qëndrim për të mos qenë numër por vlerë.
Kjo dorëheqje nga AAK-ja, nuk është dorëheqje nga kauza, as nga njerëzit, as nga përgjegjësitë e mia në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Gjithmonë do të jem person politik, dhe gjithmonë do të jem i angazhuar politikisht në dobi qytetare e komunitare.
Largohem me kokën lart dhe me ndërgjegje të pastër, mirënjohës për secilin që ka ecur drejt e me sinqeritet në këtë rrugëtim.
I juaji,
Ylli./Lajmi.net/