Gruda: Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë s’i ka adresuar vërejtjet e Kushtetueses dhe Komisionit të Venecias, mund të përmirësohet në Kuvend
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Përparim Gruda ka shkruar në lidhje me mbledhjen e mbajtur sot. Ai ka thënë se në këtë mbledhje kanë shqyrtuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. “Sipas vlerësimit tim, në këtë draft nuk janë adresuar vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Komisionit të Venecias.…
Lajme
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Përparim Gruda ka shkruar në lidhje me mbledhjen e mbajtur sot.
Ai ka thënë se në këtë mbledhje kanë shqyrtuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
“Sipas vlerësimit tim, në këtë draft nuk janë adresuar vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Komisionit të Venecias. Tani mbetet mundësia që, mes dy leximeve në Kuvend, ky ligj të përmirësohet dhe të sillet në përputhje me Kushtetutën”, ka shkruar Gruda. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: