Aksident në Prishtinë, një grua goditet nga vetura
Një aksident trafiku është raportuar se ka ndodhur në vendkalimin për këmbësorë tek zona e njohur si “te Posta” në kryeqytet. Nga ky aksident, e lënduar ka mbetur një këmbësore e cila është goditur nga vetura, shkruan lajmi.net. Ajo është dërguar në QKUK dhe po merr ekzaminimet mjekësore të nevojshme. Drejtori i Klinikës Emergjente në…
Lajme
Një aksident trafiku është raportuar se ka ndodhur në vendkalimin për këmbësorë tek zona e njohur si “te Posta” në kryeqytet.
Nga ky aksident, e lënduar ka mbetur një këmbësore e cila është goditur nga vetura, shkruan lajmi.net.
Ajo është dërguar në QKUK dhe po merr ekzaminimet mjekësore të nevojshme.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se pacientja është pranuar në trajtim dhe se gjendja e saj aktualisht është stabile.
“Jemi duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Aktualisht gjendja është stabile”, ka deklaruar Syla.
Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rastin.
Lajmi.net ka pyetur Policinë por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Lajmi.net/