Arrestohet një person në Kaçanik për sulm dhe kanosje
Sot, rreth orës 10:45, policia në Kaçanik ka pranuar një njoftim për një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave në një rrugë në qytetin e Kaçanikut. Sipas policisë Njësitë policore kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se një person ka sulmuar dhe kanosur prindërit e tij, të cilët janë dërguar në…
Lajme
Sot, rreth orës 10:45, policia në Kaçanik ka pranuar një njoftim për një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave në një rrugë në qytetin e Kaçanikut.
Sipas policisë Njësitë policore kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se një person ka sulmuar dhe kanosur prindërit e tij, të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik për trajtim mjekësor dhe procedura të mëtejshme në stacionin policor, ndërsa është intervistuar edhe një dëshmitar i rastit.
“Edhe i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, pasi kishte deklaruar se nuk ndihej mirë. Me rastin janë marrë Njësia për Hetimin e Dhunës në Familje dhe hetuesit policor”, njofton policia.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa i dyshuari, një mashkull 33 vjeç është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.