Irani këmbëngul se kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit “nuk është i mundur”
Mesazhet kontradiktore lidhur me Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë, ndërsa Teherani dhe Washingtoni japin deklarata të kundërta për kalimin e anijeve nëpër këtë rrugë ujore me rëndësi jetike. Autoriteti iranian i ngarkuar me mbikëqyrjen e protokollit të ri për kalimin nëpër këtë rrugë ujore tha sot se kalimi i anijeve “nuk është i mundur”, pak pasi…
Bota
Mesazhet kontradiktore lidhur me Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë, ndërsa Teherani dhe Washingtoni japin deklarata të kundërta për kalimin e anijeve nëpër këtë rrugë ujore me rëndësi jetike.
Autoriteti iranian i ngarkuar me mbikëqyrjen e protokollit të ri për kalimin nëpër këtë rrugë ujore tha sot se kalimi i anijeve “nuk është i mundur”, pak pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) këmbënguli se ngushtica është e hapur, shkruan CNN.
“Për shkak të lëvizjeve të fundit të paligjshme të forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara në rajon, kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit aktualisht nuk është i mundur”, shkroi në X Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik (PGSA).
Autoriteti iranian tha se sapo “të rikthehen stabiliteti dhe qetësia, të gjitha kërkesat do të shqyrtohen sipas orarit të përcaktuar dhe do të lëshohen lejet e nevojshme”.