Muja dhe Guérot diskutojnë marrëveshje të reja në bujqësi dhe investime franceze në Kosovë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë. Në njoftim të kësaj ministrie thuhet se gjatë takimit palët kanë shqyrtuar mundësitë për krijimin e marrëveshjeve të reja me kompani franceze, me fokus të veçantë në zhvillimin…
Lajme
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë.
Në njoftim të kësaj ministrie thuhet se gjatë takimit palët kanë shqyrtuar mundësitë për krijimin e marrëveshjeve të reja me kompani franceze, me fokus të veçantë në zhvillimin e bujqësisë dhe avancimin e sistemit të ujitjes në Kosovë.
Ministri Muja theksoi se rritja e sigurisë ushqimore mbetet prioritet i institucioneve, duke theksuar rëndësinë e investimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë drejtim. Kjo qasje u mbështet edhe nga ambasadori Guérot, i cili e vlerësoi si një iniciativë të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
Po ashtu, në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e ministrit në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë në Paris, si një mundësi për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe krijimin e partneriteteve të reja.
Në përmbyllje, ambasadori Guérot e uroi ministrin Muja për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në angazhimet e tij për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë në Kosovë.