Bedri Hamza: Ligji për çmimet tavan nuk ul çmimet kur rritet kostoja e prodhimit, inflacioni arrin 6.7%

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet për Ligjin për çmimin tavan, ka thënë se nuk ka mundësi që të ulet çmimi, kur rritet kostoja e prodhimit të produkteve. Hamza, ka thënë edhe se, sipas të dhënave të fundit, inflacioni në vend ka mbërri 6.7%. ‘’Nëse…

Lajme

10/04/2026 19:09

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet për Ligjin për çmimin tavan, ka thënë se nuk ka mundësi që të ulet çmimi, kur rritet kostoja e prodhimit të produkteve.

Hamza, ka thënë edhe se, sipas të dhënave të fundit, inflacioni në vend ka mbërri 6.7%.

‘’Nëse rritet kostoja e prodhimit të produkteve, si ka mundësi që të ulet çmimi. Ne e shohim që vazhdon rritja e çmimeve. Të dhënat e fundit tregojnë që inflacioni ka mbërri 6.7 %. Duhet të jemi real, sepse, po u rrit kostoja e prodhimit të produktit qoftë si rezultat i energjisë, kostos së punës, apo ngritjeve të tatimeve, është e pamundur që çmimi i produkteve bazë do të zvogëlohet.

Cili është mekanizimi i kontrollit, kush e kontrollon? Nuk mundesh me detyru një biznes me punu me humbje. Nuk duhet në Kosovë me u kriju një klimë anti-biznes’’, ka thënë Hamza mes tjerash.