Jashari: Ministrat dhe Kuvendi po e degradojnë luftën e UÇK-së – Dyshojmë se informacionet për këtë ekspozitë janë marr nga Serbia

Xhavit Jashari nga OVL –UÇK, në protestën e veteranë të UÇK-së ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës. Ai ka thënë se kjo Qeveri dhe Albin Kurti, ka pas këshilltar një person si Shkelzen Gashi që ka fyer dhe ka bërë përpjekje ta degradoj luftën e pastër e të drejtë të UÇK-së. Jashari gjithashtu ka përmendur…

Lajme

30/03/2026 13:25

Xhavit Jashari nga OVL –UÇK, në protestën e veteranë të UÇK-së ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se kjo Qeveri dhe Albin Kurti, ka pas këshilltar një person si Shkelzen Gashi që ka fyer dhe ka bërë përpjekje ta degradoj luftën e pastër e të drejtë të UÇK-së.

Jashari gjithashtu ka përmendur disa ministra që synojnë degradimin e UÇK-së.

“Degradimi kaq i rëndë dhe i paskajshëm i kësaj qeverie është sepse brenda kësaj qeverie ka ministra të cilët janë anti-UÇK. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Hekuran Murati, i cili publikisht ka deklaruar se më mirë dhe më lirë do të na kushtonte liria e këtij vendi po t’i kishim paguar mercenarët, që është fyerje e rëndë për veteranët”, ka shtuar ai. Degradimi më i rëndë i këtij institucioni është sepse për ministër ka Dimal Bashën i cili paturpshëm bën edhe punime shkencore për të dëmtuar e shkelur mbi gjakun e dëshmorëve dhe ti jep konotacion tjetër luftës sonë.  Më tutje, degradimi i mëtutjeshëm është se brenda kësaj ministrie kemi një ministre Gërvalla e cila publikisht ka deklaruar se bashkëpunoj dhe ka bashkëpunuar me shpifje dhe intriga që të dënohen krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë.  Ka ministre si Mimoza Kusari Lilën e cila në mënyrë të fshehtë dhe tinzare, ka bashkëpunuar me Listën Serbe dhe kriminelin Radoiçiq për t’i goditur veteranët e luftës së UÇK-së në të drejtën e tyre, gjë që është realizuar dhe veteranët padrejtësisht, kundërligjshëm janë larguar në benefitin e tyre, pra pagën minimale.”, ka thënë Jashari.

Ai ka thënë se degradimi i skajshëm ka ndodhur edhe me Kuvendin e Kosovës, që ka financuar Shkelzen Gashin.

“Degradimi i skajshëm ndodhi edhe me institucionin më të lartë, Kuvendin e Kosovës, ku ky parlament në vend që të nxjerr ligje në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së, ai përveç që i fyen, i financon një idiot për të zhvilluar dhe bërë ekspozitë në qendër të Kosovës, Prishtinë duke bërë përpjekje për të shtrembëruar krimet që janë bërë nga policia dhe ushtria serbe. Ai fyen rëndë familjet e viktimave civile, luftën e lavdishme të UÇK-së dhe gjakun e derdhur për liri”, ka thënë ai.

Jashari ka vlerësuar veprimin e Komunës së Prishtinës për të larguar atë ekspozitë, ndërsa ka thënë se kanë dyshime që për këto informacione Gashi ka bashkëpunuar me informacione serbe.

“Ne vlerësojmë dhe çmojmë drejtë veprimin e Komunës së Prishtinës dhe kryetarit Rama i cili largoj këto eksponate që kishin qëllim që të gjithë informacionet janë marrë nga shërbimet sekrete serbe dhe dyshimet tona janë se kanë bashkëpunuar me këto institucione që i kanë qëllimet që të barazojnë luftën tonë të pastër me krimet që ka bërë Serbia në Kosovë”, ka thënë ai. /Lajmi.net/