Mustafa: Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veç pse po do një parti
Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit. Mustafa deklaroi se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, veç pse po do një parti. “Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veq pse një parti po don ta bëjë Albulenën ushtruese…
Lajme
Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.
Mustafa deklaroi se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, veç pse po do një parti.
“Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veq pse një parti po don ta bëjë Albulenën ushtruese të detyrës së Presidentes që ta emërojë kryeprokurorin, drejtorin e AKI-së, datën e zgjedhjeve sipas qefit të Albinit, etj”, deklaroi Mustafa.
Sipas vendimit, Kushtetuesja i jep edhe një afat prej 34 ditësh shtesë deputetëve për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Nëse pas këtij afati nuk arrihet zgjedhja e presidentit, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme që mbahet prej 45 ditë prej shpërbërjes së Kuvendit.