Pacolli liron Avni Ahmetin nga detyra e u.d të Drejtorit të AKK-së, e emëron Faik Kelmendin: Po i forcojmë kapacitetet tona institucionale
Fitore Pacolli ka marrë vendim për ta liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti. Ajo ka njoftuar se në vend të tij, e ka emëruar Faik Kelmendin si ushtrues detyre në këtë pozicion. “Ky ndryshim vjen si pjesë e procesit të reformave dhe forcimit të…
Lajme
Fitore Pacolli ka marrë vendim për ta liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti.
Ajo ka njoftuar se në vend të tij, e ka emëruar Faik Kelmendin si ushtrues detyre në këtë pozicion.
“Ky ndryshim vjen si pjesë e procesit të reformave dhe forcimit të kapaciteteve tona institucionale. Synimi ynë mbetet rritja e efikasitetit dhe llogaridhënies, me qëllim që të avancojmë me sukses prioritetet tona në fushën e kadastrës dhe pronës, në shërbim të qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: