Peci thotë se vendosi të mos largohen billbordet për Thaçin e Veselit për shkak të “rrethanave që gjenden ata”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka reaguar në lidhje me raportimet se në këtë qytet, inspektorët komunal po i largonin billbordet e ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli që ndodhen në Hagë. Ai ka mohuar t’i kenë hequr ato, ndërsa ka thënë se Mitrovicën po e bëjnë qytet normal ku sundon rregulli,…

Lajme

25/03/2026 15:43

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka reaguar në lidhje me raportimet se në këtë qytet, inspektorët komunal po i largonin billbordet e ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli që ndodhen në Hagë.

Ai ka mohuar t’i kenë hequr ato, ndërsa ka thënë se Mitrovicën po e bëjnë qytet normal ku sundon rregulli, rendi dhe ligji.

“Autoritetet komunale po largojnë tabelat reklamuese/billbordat që janë vendosur pa leje dhe shfytëzohen kundërligjshëm. Si kryetar, u kam rekomanduar që të kete përjashtim vetëm billbordi i vendosur për ish Presidientin Hashim Thaçi dhe Kryekuvendarin Kadri Veseli për shkak të rrethanave në të cilat gjenden ata”, ka shkruar Peci në Facebook.

Ai ka dhënë edhe një “këshillë” për përfaqësuesit e PDK-së që tha se dolën të bëjnë “filma” në rrugë.

“Përfaqësuesit e PDK-së që paskan dalë për të bërë filma në rrugë, le të pijnë ndonjë pije të ftohtë sepse po iu dhimbsen bizneset e jo Thaçi e as Veseli”, ka shkruar Peci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: