VV-ja ia jep një drejtori AAK-së në Fushë-Kosovë

Vildane Latifi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Administrates në Fushë-Kosovë. Latifi nga AAK-ja e kishte përkrahur Prebrezën edhe në balotazh dhe duket se kjo tashmë i është shpaguar me post. “Sot, në kuadër të angazhimeve për forcimin dhe avancimin e administratës komunale, Vildane Latifi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës. Me këtë rast,…

Lajme

25/03/2026 14:05

Vildane Latifi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Administrates në Fushë-Kosovë. Latifi nga AAK-ja e kishte përkrahur Prebrezën edhe në balotazh dhe duket se kjo tashmë i është shpaguar me post.

“Sot, në kuadër të angazhimeve për forcimin dhe avancimin e administratës komunale, Vildane Latifi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës.
Me këtë rast, i urojmë suksese në ushtrimin e detyrës së re, duke shprehur besimin se përvoja dhe përkushtimi i saj do të kontribuojnë në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftimin e kryetarit Prebreza.