“Trepça” liron pronën 1.2 milionëshe në Prishtinë

Edhe sot ka vazhduar procesi i lirimit të pronave të “Trepça Sh. A.”, në Prishtinë. Pas lirimit të mëhershëm të një pjese të parcelës nr. 73-0, Shoqëria Aksionare “Trepça” ka njoftuar që së fundmi është realizuar edhe lirimi i një pjese tjetër të kësaj parcele, e cila për vite me radhë ka qenë e uzurpuar.…

Lajme

18/03/2026 12:45

Edhe sot ka vazhduar procesi i lirimit të pronave të “Trepça Sh. A.”, në Prishtinë.

Pas lirimit të mëhershëm të një pjese të parcelës nr. 73-0, Shoqëria Aksionare “Trepça” ka njoftuar që së fundmi është realizuar edhe lirimi i një pjese tjetër të kësaj parcele, e cila për vite me radhë ka qenë e uzurpuar.

Sipërfaqja e liruar prej 50 ari ka një vlerë të tregut mbi 1.2 milionë euro, duke përfaqësuar një rikthim të rëndësishëm të pasurisë së ndërmarrjes.

“Trepça Sh.A. mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe rikthimin e pronave të saj, në përputhje me ligjin dhe në funksion të interesit publik” , u tha në njoftimin e Trepça Sh.A./Lajmi.net/