“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët dyshojnë se Selin ka ndjenja për Mirin në Big Brother VIP Albania 5

Në spektaklin e fundit “Prime” të Big Brother VIP Albania 5, sërish nuk munguan debatet rreth situatës së shumëpërfolur mes banorëve Miri dhe Selin. Debati shpërtheu pas lajmit se Selin kishte ndarë rrugët e miqësisë me Mirin brenda shtëpisë dhe tani është në një lidhje me Gimbo. Një pjesë e banorëve, përfshirë Rogerti dhe Juela, deklaruan…

ShowBiz

10/03/2026 21:52

Në spektaklin e fundit “Prime” të Big Brother VIP Albania 5, sërish nuk munguan debatet rreth situatës së shumëpërfolur mes banorëve Miri dhe Selin.

Debati shpërtheu pas lajmit se Selin kishte ndarë rrugët e miqësisë me Mirin brenda shtëpisë dhe tani është në një lidhje me Gimbo. Një pjesë e banorëve, përfshirë Rogerti dhe Juela, deklaruan hapur se sipas tyre Selin mund të kishte ndjenja të fshehura për Mirin.

Edhe vet Miri shtoi një detaj që ngjalli aludime: herë pas here, sipas tij, Selin ia kishte thënë me shaka “Je i martuar, se po të mos ishe…”, duke lënë të hapur spekulimet për ndonjë ndjenjë të mundshme mes tyre.