Këshilltarja e Presidentes: Pretendimet se Vjosa Osmani do të jetë kandidate për kryeministre nga opozita – propagandë dhe e pasaktë
Këshilltarja e presidentes, Egensa Vitia, ka reaguar ndaj raportimeve dhe spekulimeve në lidhje me mundësinë që presidentja Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre nga një opozitë e bashkuar. Përmes një postimi publik, Vitia i ka cilësuar këto pretendime si propagandë dhe të pavërteta, duke thënë se bëhet fjalë për përpjekje për të krijuar konfuzion…
Lajme
Këshilltarja e presidentes, Egensa Vitia, ka reaguar ndaj raportimeve dhe spekulimeve në lidhje me mundësinë që presidentja Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre nga një opozitë e bashkuar.
Përmes një postimi publik, Vitia i ka cilësuar këto pretendime si propagandë dhe të pavërteta, duke thënë se bëhet fjalë për përpjekje për të krijuar konfuzion në opinionin publik.
“Propaganda e radhës që natyrisht është e PASAKTË: ‘Vjosa Osmani kandidate për kryeministre nga opozita e bashkuar (PDK, LDK, AAK dhe NISMA.)’ Këto janë thjesht përpjekje të propaganduesve për të krijuar zhurmë dhe konfuzion, sepse kur mungojnë faktet, shpiken narrativa. FAKTI I VETËM: këto janë luftë hibride”, ka shkruar ajo.
Ajo ka theksuar se pretendimet e tilla nuk kanë bazë faktike dhe sipas saj bëjnë pjesë në atë që e ka quajtur “luftë hibride”./Lajmi.net/