Muharremi: Kurti është përgjegjësi kryesor pse nuk kemi president
Analisti Shenoll Muharremi e ka fajësuar partinë në pushtet për moszgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka bërë me dije se Kurti është përgjegjësi kryesor pse sot Kosova nuk ka president të ri. Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se VV-ja e ka pasur krejt kohen e botës për ta zgjedhur presidentin.…
Lajme
Analisti Shenoll Muharremi e ka fajësuar partinë në pushtet për moszgjedhjen e presidentit të ri.
Ai ka bërë me dije se Kurti është përgjegjësi kryesor pse sot Kosova nuk ka president të ri.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se VV-ja e ka pasur krejt kohen e botës për ta zgjedhur presidentin.
“LVV i ka pasur të gjitha mundësitë me bashkëpunu dhe me gjeneru një proces të duhur ku zgjidhet presidenti i Kosovës. Krejt kohën e botës e kanë pasur, përfshi gadishmërinë dhe përkrahen nga partitë tjera. Partitë opozitare kanë marrë pjesë në ftesa të takimeve dhe u kanë thënë qartë që “nuk dëshirojmë zgjedhje të reja” dhe se e “votojmë një president konsensual”. Kur u refuzua Kurti nga Familja Jashari, LVV e ndryshoi lojën plotësisht. Ndryshimi thelbësor ka ndodhur kur Kurti tha “tani do të propozojmë kandidatë ndaras”.”, ka shkruar ai, duke e vazhduar kritiken e tij.
“Këtu u pa qartë që nuk janë të gatshëm me gjetë një president konsensual, por dëshirojnë me kontrollu edhe institucionin e kreut të shtetit përmes Konjufcës apo përmes propozimeve partiake. Esenca pse ka dështuar procesi i zgjedhjes së presidentit është ambicia dhe dëshira me kontrollu gjithçka, me pas pushtet absolut në silin e “o krejt, o asgjë”. Nuk ka të bëjë as me opozitën, as me askënd tjetër. Të gjithë e kanë respektu faktin që LVV i ka fitu zgjedhjet e 28 dhjetorit, por është kjo e fundit që nuk u ngop kurrë me pushtet dhe e keqmenaxhoi procesin e zgjedhjes së presidentit. Rrjedhimisht, LVV e ka dërgu vendin në zgjedhje të tjera. Pra, LVV dhe Kurti janë përgjegjësit kryesorë pse nuk kemi president, pse dështoi ky proces dhe pse po shkojmë, fatkeqësisht, përsëri në zgjedhje”, ka shkruar ai.