AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm pas shpërndarjes së Kuvendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, bëjnë të ditur burime brenda AAK-së. Mbledhja do të zhvillohet sot në ora 16:00 dhe vjen pas zhvillimeve të fundit politike në vend, përkatësisht pas dështimit të zgjedhjes së presidentit dhe dekretit të presidentes Vjosa Osmani për…

Lajme

06/03/2026 09:20

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, bëjnë të ditur burime brenda AAK-së.

Mbledhja do të zhvillohet sot në ora 16:00 dhe vjen pas zhvillimeve të fundit politike në vend, përkatësisht pas dështimit të zgjedhjes së presidentit dhe dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Në këtë takim pritet të diskutohen hapat e Aleancës në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.