Në mungesë të opozitës, zgjedhja e presidentit është e pamundur

Deputetët e opozitës nuk duken të gatshëm të kthehen fare në seancë për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, kur kanë mbetur më pak se dy orë deri në përfundim të afatit kushtetues. Në mungesë të tyre, zgjedhja e presidentit është e pamundur, pasi nevojiten së paku 80 deputetë të pranishëm në sallë. Në…

Lajme

05/03/2026 22:50

Deputetët e opozitës nuk duken të gatshëm të kthehen fare në seancë për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, kur kanë mbetur më pak se dy orë deri në përfundim të afatit kushtetues.

Në mungesë të tyre, zgjedhja e presidentit është e pamundur, pasi nevojiten së paku 80 deputetë të pranishëm në sallë.

Në sallë janë të pranishëm vetëm 66 deputetë, ndërsa mungojnë 54 të tjerë.