“Asnjë deputet nuk kërkoi leje”- Albulena Haxhiu i thërret deputetët të kthehen, veç 66 janë prezent

Ka dështuar edhe seanca e thirrur në ora 22:00. Në seancë të pranishëm ishim vetëm 66 deputetë të pranishëm. Nga Vetëvendosje kanë propozuar dy emra: Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollcaku. Pas kësaj as nga PDK dhe as nga LDK nuk kanë qëndruar në sallë. Ngjashëm kanë vepruar që në seancën e parë edhe nga…

Lajme

05/03/2026 22:36

Ka dështuar edhe seanca e thirrur në ora 22:00.

Në seancë të pranishëm ishim vetëm 66 deputetë të pranishëm.

Nga Vetëvendosje kanë propozuar dy emra: Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollcaku.

Pas kësaj as nga PDK dhe as nga LDK nuk kanë qëndruar në sallë.

Ngjashëm kanë vepruar që në seancën e parë edhe nga AAK-ja.

Kësisoj në bazë të këtyre zhvillimeve pritet që Kuvendi të shkarkohet.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se deputetë nuk e kishin lajmëruar për ndonjë arsye që të mos marrin pjesë në seancë.

“Asnjë nga deputetët që sot nuk janë të pranishëm nuk kanë marrë leje nga unë, sic thuhet në vendimin e Kushtetuese për të munguar në seancën e zgjedhjes së presidentit dhe s’kanë njoftuar për mungesën e tyre”,deklaroi ajo.

Haxhiu ftoi vazhdimisht deputetët që të marrin pjesë./Lajmi.net/