Nga mbështetja te zhgënjimi? Reagime të forta ndaj Kurtit pas propozimit të Konjufcës
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar zyrtarisht se do ta propozojë Glauk Konjufcan për president të vendit. Megjithatë, ky vendim duket se nuk është pritur mirë nga një pjesë e qytetarëve. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer reagime të shumta, ku disa komentues e kanë cilësuar këtë hap si “fundi i Kurtit”, duke aluduar në pasoja politike për…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar zyrtarisht se do ta propozojë Glauk Konjufcan për president të vendit.
Megjithatë, ky vendim duket se nuk është pritur mirë nga një pjesë e qytetarëve. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer reagime të shumta, ku disa komentues e kanë cilësuar këtë hap si “fundi i Kurtit”, duke aluduar në pasoja politike për Albin Kurtin.
Në mesin e komenteve ka edhe nga ata që e përshkruajnë Konjufcën si “kandidat me librezë”, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë e tij politike.
Reagimet vazhdojnë të shtohen, ndërsa mbetet të shihet se si do të reflektohet kjo situatë në zhvillimet e mëtejme politike. /Lajmi.net/
