Pas propozimit të Konjufcës, Bajrami akuzon Kurtin: Po e dërgon vendin në zgjedhje të reja

Deputetja nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj nominimit të Glauk Konjufca për president nga Lëvizja Vetëvendosje, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e çon vendin me paramendim drejt zgjedhjeve të reja. Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se Kurti e ka nominuar Konjufcën duke…

Lajme

04/03/2026 18:07

Deputetja nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj nominimit të Glauk Konjufca për president nga Lëvizja Vetëvendosje, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e çon vendin me paramendim drejt zgjedhjeve të reja.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se Kurti e ka nominuar Konjufcën duke e ditur se nuk i ka votat e nevojshme, me qëllim që vendi të përfundojë sërish në zgjedhje.

“Shkojmë në zgjedhje, harxhojmë disa muaj kohë dhe dhjetëra miliona euro, dhe prapë duhet të ulen partitë politike shqiptare për t’u pajtuar se kush do të bëhet president”, ka shkruar ajo.

Sipas Bajramit, vendi po përballet me mungesë stabiliteti dhe funksionaliteti institucional. Ajo ka akuzuar Kurtin se nuk po punon për stabilitet, zhvillim ekonomik dhe avancim të shtetësisë së Kosovës, por po prodhon “tym, mjegull dhe amulli”, duke lënë institucione me ushtrues detyre dhe parlament jofunksional.

Në fund të reagimit të saj, deputetja e LDK-së ka theksuar se, sipas saj, Kurti “ka dëshmuar se është armiku më i madh i këtij vendi”. /Lajmi.net/