Seanca për zgjedhjen e Presidentit caktohet në orën 19:00, partitë ende pa marrëveshje
Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit siç merr vesh Lajmi.net është planifikuar të mbahet sonte në orën 19:00. Gjatë ditës së sotme, grupet parlamentare të partive politike kanë zhvilluar takime të ndara për të diskutuar rreth çështjes së Presidentit, teksa afati kushtetues përmbyllet dhe pritet finalizimi i procesit. Lëvizja…
Lajme
Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit siç merr vesh Lajmi.net është planifikuar të mbahet sonte në orën 19:00.
Gjatë ditës së sotme, grupet parlamentare të partive politike kanë zhvilluar takime të ndara për të diskutuar rreth çështjes së Presidentit, teksa afati kushtetues përmbyllet dhe pritet finalizimi i procesit.
Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe në Kuvend, ende nuk ka dalë me një propozim zyrtar për kandidat, ndërsa përfaqësuesit e saj kanë shmangur deklarimet për media.
Edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka theksuar se subjekti që ai drejton nuk do të paraqesë kandidat pa një marrëveshje të mëparshme politike.
Ndërkohë, takimi i djeshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa ndonjë dakordim konkret.
Në rast se Presidenti nuk zgjidhet brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, vendi do të përballet me zgjedhje të reja./Lajmi.net/