A do ta përkrahte AAK një kandidat për President nga opozita? – Flet Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka treguar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President, nëntë nënshkrime të AAK-së i ke. Ai ka thënë se të njëjtën ia ka thënë edhe LDK-së. “I kam thënë Bedri Hamzës në tavolinë, nëse je kandidat, 6 nënshkrime i ke, i…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka treguar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President, nëntë nënshkrime të AAK-së i ke.
Ai ka thënë se të njëjtën ia ka thënë edhe LDK-së.
“I kam thënë Bedri Hamzës në tavolinë, nëse je kandidat, 6 nënshkrime i ke, i kam thënë edhe LDK-së. Çdo kandidature opozitare, nuk ka lidhje cili është, kam thënë vetëm ta japim edhe një opsion”, ka thënë Haradinaj në T7.