Po voziste nën ndikim të alkoolit, 38 vjeçarit në Ferizaj i hiqet patent-shoferi për 6 muaj dhe gjobitet me 300 euro

Sot menjëherë pas mesnate, rreth orës 02:300, Policia gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet të tipit VW Golf me targa vendore. Gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit të shoferit të automjetit, është konstatuar se shoferi I.B. (38 vjeç) po qarkullonte nën ndikimin e alkoolit. Pas testimit me alkooltest,…

Lajme

01/03/2026 18:28

Sot menjëherë pas mesnate, rreth orës 02:300, Policia gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet të tipit VW Golf me targa vendore.

Gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit të shoferit të automjetit, është konstatuar se shoferi I.B. (38 vjeç) po qarkullonte nën ndikimin e alkoolit. Pas testimit me alkooltest, rezultati ka qenë 1.12 promila.

Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro,  2 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 6 muaj.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të respektimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë në komunikacion. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë Rajonale të Ferizajt. Çdo shkelje apo rrezik në komunikacion mund të raportohet përmes:  192, 0290/326-250, 0290/322-406, Aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Të gjitha informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: