Incident në trafik, vetura godet skajet e rrugës – një person i lënduar

Një person është lënduar si pasojë se një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Komoran-Caralevë. Rasti është konfirmuar për lajmi.net, nga Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:15, ku dyshohet se vetura i ka goditur anësoret e rrugës. “Sipas informatave një person ka marr tretman mjeksor…

Lajme

24/02/2026 17:31

Një person është lënduar si pasojë se një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Komoran-Caralevë.

Rasti është konfirmuar për lajmi.net, nga Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:15, ku dyshohet se vetura i ka goditur anësoret e rrugës.

“Sipas informatave një person ka marr tretman mjeksor në QMF-Drenas”, thuhet në përgjigje.