Nis mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, në foton familjare edhe Vjosa Osmani dhe Edi Rama
Në Uashington filloi mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes. Pamjet e para të publikuara tregojnë foton familjare të liderëve që përfaqësojnë vendet pjesëmarrëse në këtë bord. Pjesë e takimit janë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Shqipëridsë Edi Rama. Përveç Trump, pritet të flasin pjesëmarrësit të cilët , sipas mediave të huaja, kanë…
Lajme
Në Uashington filloi mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes. Pamjet e para të publikuara tregojnë foton familjare të liderëve që përfaqësojnë vendet pjesëmarrëse në këtë bord.
Pjesë e takimit janë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Shqipëridsë Edi Rama.
Përveç Trump, pritet të flasin pjesëmarrësit të cilët , sipas mediave të huaja, kanë nga dy minuta. Të pranishëm në takim do të jenë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, dhëndri i Trump Jared Kushner. Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Ëaltz, i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff, ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe Përfaqësuesi i Lartë Nickolay Mladenov.
Takimi zhvillohet në Institutin Amerikan të Paqes, të cilin Trump e ka riemërtuar së fundmi sipas emrit të tij.