Gjendet pa shenja jetë një person në Prishtinë

Gjatë mbrëmjes së sotme një person është gjetur pa shenja jete. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Xhelal Hajda’’ në Prishtinë rreth orës 19:00. Rastin e konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Sot rreth orës 19:00 policia ka pranuar informatën se në rrugën Xhelal Hajda në Prishtinë, gjendet…

Lajme

18/02/2026 21:03

Gjatë mbrëmjes së sotme një person është gjetur pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Xhelal Hajda’’ në Prishtinë rreth orës 19:00.

Rastin e konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka pranuar informatën se në rrugën Xhelal Hajda në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më tutje është bërë e ditur se Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit./Lajmi.net/