Familjari i Jakup Krasniqit: Nuk presim asnjë vendim tjetër pos atij lirues
Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së e kanë përcjellur bashkarisht në Hagë marshin e organizuar në përkrahje të tyre. Pas këtij organizimi, për media nga atje ka folur Dardani, familjari i Jakup Krasniqit. Ai deklaroi se e drejta e njerëzve për ta mbrojtur vetën, nuk mund ta ndalojë asnjë gjykatë. “Dhe ne nuk presim asnjë vendim…
Lajme
Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së e kanë përcjellur bashkarisht në Hagë marshin e organizuar në përkrahje të tyre.
Pas këtij organizimi, për media nga atje ka folur Dardani, familjari i Jakup Krasniqit.
Ai deklaroi se e drejta e njerëzve për ta mbrojtur vetën, nuk mund ta ndalojë asnjë gjykatë.
“Dhe ne nuk presim asnjë vendim tjetër përpos atij lirues”, deklaroi Krasniqi.
“Nuk është një ngjarje e thjeshtë, por historike. Vet fakti që ne jemi këtu në Hagë 18 vjet pas Pavarësisë, është një mesazh shumë i qartë se dikush diku ia ka huqur”, u shpreh ai para mediave.