Misetiq ia përplas realitetin Speciales: ZPS-ja thotë se s’duhet marrë parasysh deklarimet e ndërkombëtarëve, të cilët i thirri vetë
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Lluka Misetiq deklaroi sot se Zyra e Prokurorit të Specializuar tentoi që t’i hedhë poshtë deklarimet e mbrojtësve që ishin ndërkombëtarë. Ai vuri në pah kontradiktat që vet Zyra e Prokurorit të Specializuar, siç tha ai, ka bërë ndër vite. Po ashtu Misetiq tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar…
Lajme
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Lluka Misetiq deklaroi sot se Zyra e Prokurorit të Specializuar tentoi që t’i hedhë poshtë deklarimet e mbrojtësve që ishin ndërkombëtarë.
Ai vuri në pah kontradiktat që vet Zyra e Prokurorit të Specializuar, siç tha ai, ka bërë ndër vite.
Po ashtu Misetiq tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se nuk duhet marrë parasysh deklarimet e ndërkombëtarëve, kur disa prej tyre janë thirru nga vetë ZPS-ja.
Misetiq përmendi figurat që dëshmuan në mbrojtje të Thaçit si ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s, Wesley Clark, ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin dhe diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill..
“ZPS-ja thotë se nuk duhet marrë parasysh deklarimet e shumë ndërkombëtarë, disa prej të cilave janë thirrur nga vetë Zyra e Prokurorit të Specializuar siç është shembull Burns.Si James Rubin, Wesley Clark, John Stewart Duncan, James Peter Coveye shumë të tjerë.Të gjithë këta ndërkombëtarë nuk kanë pasur informacion të disponueshëm për ta, sa ju keni pasur për veten tuaj. Dëshpërimisht çështja e ZPS-së kundër Thaçit pjesërisht mbështet në deklarata që kanë qenë të disponueshme në sferën publike, ndërkohë që ndërkombëtarët në atë kohë kanë qenë shumë mirë të informuar për këto gjëra dhe s’kanë parë asnjë lloj nxitje sa i përket krimit apo ndërmarrjes kriminale”,deklaroi Misetiq, transmeton lajmi.net.
Ai madje tha se “Bëjani vetes këtë pyetje a ju desh 20 vite komunitetit ndërkombëtarë që të zbulonte propagandën nxitëse në Ugandë, e 20 vite për propagandën nacionaliste të serbëve në Bosnje e të Millosheviqit. Jo sepse retorikat atje ishin të qarta e në dritë të diellit, e komunikatat e UÇK-së s’kanë qenë nxitëse të krimit sepse të kundërtën ndërkombëtarët do ta kishin ditur këtë e do ta kishin bërë me dije për ju”.
Williams ka thënë se Thaçi ka qenë pjesë e delegacionit shqiptarë dhe një prej personave që ishte pro fillimi të hetimeve të krimeve të luftës në të gjitha anët, përfshirë edhe UÇK-në./Lajmi.net/