Qeveria publikon programin për festimin e 18 vjetorit të Pavarësisë
Qeveria e Kosovës ka bërë publike programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18 vjetorit të Pavarësisë së shtetit tonë. Programi sic ka njoftuar Qeveria e Kosovës nis në ora 07:00 me ngritjen e flamurit dhe përfundon me koncertin e Filarmonisë në ora 20:00. Agjenda e plotë: 07:00 Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës.…
Lajme
Qeveria e Kosovës ka bërë publike programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18 vjetorit të Pavarësisë së shtetit tonë.
Programi sic ka njoftuar Qeveria e Kosovës nis në ora 07:00 me ngritjen e flamurit dhe përfundon me koncertin e Filarmonisë në ora 20:00.
Agjenda e plotë:
07:00 Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës.
07:20 Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
07:30 Nderime te Monumenti i të Pagjeturve.
07:35 Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të vrarë.
08:00 Homazhe te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.
08:10 Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
09:00 Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
10:30 Seancë Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
11:25 Nderime te Monumenti Heroinat.
11:30 Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës
17:30 Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit, dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.
20:00 Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës.
Marshi qytetar “Drejtësi, jo politikë!”, organizohet nga platforma Liria ka Emër më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë./Lajmi.net/