Arrestohet një person pasi rrahu vajzën e tij në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur më 12 prill 2026 rreth orës 06:30, kur i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, raporton lajmi.net Sipas policisë, nuk raportohet për persona të lënduar nga ky…

Lajme

14/04/2026 09:58

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur më 12 prill 2026 rreth orës 06:30, kur i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, raporton lajmi.net

Sipas policisë, nuk raportohet për persona të lënduar nga ky incident. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente./Lajmi.net/