Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Ferizaj, dëmtohen edhe kamerat e sigurisë
Një vjedhje është raportuar në fshatin Mirash, komuna e Ferizaj, ku cak i sulmit ka qenë një xhami. Sipas raportimit, persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e objektit fetar dhe kanë vjedhur arkën e bamirësisë. Përveç kësaj, ata kanë dëmtuar edhe kamerat e sigurisë të vendosura në objekt, raporton lajmi.net Ankuesi ka bërë…
Lajme
Një vjedhje është raportuar në fshatin Mirash, komuna e Ferizaj, ku cak i sulmit ka qenë një xhami.
Sipas raportimit, persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e objektit fetar dhe kanë vjedhur arkën e bamirësisë. Përveç kësaj, ata kanë dëmtuar edhe kamerat e sigurisë të vendosura në objekt, raporton lajmi.net
Ankuesi ka bërë të ditur se vlera e dëmit të shkaktuar, përfshirë arkën dhe pajisjet e sigurisë, arrin rreth 170 euro.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse, ndërsa ende nuk ka të dyshuar të identifikuar./Lajmi.net/