KFOR zhvilloi dje patrulla këmbësorie me mbështetjen e njësive K9

Ekipet e inxhinierisë së KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndim, dje kanë zhvilluar një patrullë këmbësorie në zonën e përgjegjësisë së kësaj komande rajonale. Në lidhje me këtë aktivitet ka njoftuar KFOR-i në Facebook “Ato janë zhvilluar me mbështetjen e qenve posaçërisht të trajnuar (njësitë K9).” Këto patrulla të rregullta, theksojnë ata, u mundësojnë pjesëtarëve të…

Lajme

14/04/2026 09:09

Ekipet e inxhinierisë së KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndim, dje kanë zhvilluar një patrullë këmbësorie në zonën e përgjegjësisë së kësaj komande rajonale.

Në lidhje me këtë aktivitet ka njoftuar KFOR-i në Facebook

“Ato janë zhvilluar me mbështetjen e qenve posaçërisht të trajnuar (njësitë K9).”

Këto patrulla të rregullta, theksojnë ata, u mundësojnë pjesëtarëve të KFOR-it të vlerësojnë dhe të kontrollojnë rrugët, duke identifikuar rreziqe të mundshme, ndërsa integrimi i njësive K9 përmirëson aftësinë e tyre për zbulimin e kërcënimeve./Lajmi.net/