FFK njofton: Kosova përballet me Bullgarinë në kuadër të kualifikueseve evropiane për vajza

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar për ndeshjen e radhës së Kombëtares së vajzave, e cila do të zhvillohet ndaj Bullgarisë në kuadër të Women’s European Qualifiers. Ndeshja luhet sot, më 14 prill 2026, me fillim nga ora 16:00, në stadiumin “Slava” në Sofje. Ky takim është i rëndësishëm për rrugëtimin e Kosovës…

Sport

14/04/2026 09:57

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar për ndeshjen e radhës së Kombëtares së vajzave, e cila do të zhvillohet ndaj Bullgarisë në kuadër të Women’s European Qualifiers.

Ndeshja luhet sot, më 14 prill 2026, me fillim nga ora 16:00, në stadiumin “Slava” në Sofje.

Ky takim është i rëndësishëm për rrugëtimin e Kosovës në kualifikimet evropiane, ndërsa pritet një paraqitje e fortë nga vajzat e përfaqësueses.

Për të gjithë tifozët, ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport. /Lajmi.net/