Banorët e Polacit ngrisin flamurin me portretin e Hashim Thaçit
Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar fjala përfundimtare në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Procesi i cili ka nisur në nëntor të vitit 2020 me arrestimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit vazhdoi me procese gjyqësore në prill të 2023-ës. Për tri vite proces gjyqësor,…
Lajme
Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar fjala përfundimtare në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Procesi i cili ka nisur në nëntor të vitit 2020 me arrestimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit vazhdoi me procese gjyqësore në prill të 2023-ës.
Për tri vite proces gjyqësor, e gati gjashtë vjet në paraburgim ish-krerët e UÇK-së vazhdojnë të mbahen në Hagë.
E këtë pranverë pritet që këtij rasti t’i jepet fjala përfundimtare.
Derisa në Hagë po zhvillohet seanca, në fshatin Polac kanë vendosur që të shprehin përkrahjen e tyre ndaj Thaçit.
Ata ngritën një flamur me portretin e Hashim Thaçit./Lajmi.net/