Ish-kryeministri serb reagon pasi dikush fshiu grafitin “Kur ushtria të kthehet…”: Sa të kemi frymë, Kosova është zemra e Serbisë
Disa pjesëtarë të partisë serbe “Zeleno levi front”, kanë publikuar një video në të cilën tregojnë se diku në Serbi e kanë fshirë grafitin nacionalist dhe luftënxitës “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Ndaj këtij veprimi të tyre ka reaguar ish-kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, i cili ka thënë se për sa kohë serbët të marrin…
Lajme
Disa pjesëtarë të partisë serbe “Zeleno levi front”, kanë publikuar një video në të cilën tregojnë se diku në Serbi e kanë fshirë grafitin nacionalist dhe luftënxitës “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Ndaj këtij veprimi të tyre ka reaguar ish-kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, i cili ka thënë se për sa kohë serbët të marrin frymë do ta thonë me zë të lartë se “Kosova është zemra e Serbisë”
“Për sa kohë që një zemër rreh midis serbëve, për sa kohë që marrim frymë, mendojmë dhe ndiejmë, do të themi me zë të lartë se Kosova është zemra e Serbisë!”, ka shkruar Vuçeviq, duke e cilësuar veprimi i “Zeleno levi front” si turp.
Докле год куца и једно срце у Срба, докле год дишемо, мислимо и осећамо, гласно ћемо говорити да је Косово срце Србије! pic.twitter.com/tV7lAf8Dw3
— Милош Вучевић (@milos_vucevic) February 5, 2026