OVL-UÇK reagon ndaj shkrimit propagandeus të ashtuquajturit gazetar Vudi Xhymshiti, e cilëson përpjekje për njollosjen e luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me një shkrim të publikuar nga Vudi Xhymshiti, i paraqitur si hulumtim gazetaresk. Në reagimin e saj, OVL-UÇK vlerëson se çdo përpjekje për ta paraqitur luftën çlirimtare të UÇK-së si të papastër apo të motivuar nga interesa personale…

Lajme

05/02/2026 19:01

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me një shkrim të publikuar nga Vudi Xhymshiti, i paraqitur si hulumtim gazetaresk.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK vlerëson se çdo përpjekje për ta paraqitur luftën çlirimtare të UÇK-së si të papastër apo të motivuar nga interesa personale është e papranueshme dhe e rrezikshme, pasi sipas tyre cenon të vërtetën historike dhe sakrificën e luftëtarëve që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Organizata thekson se pretendime të tilla, të cilat sipas saj mbështeten në spekulime dhe jo në fakte të verifikuara, nuk i shërbejnë shoqërisë kosovare, por vetëm narrativave që synojnë njollosjen e historisë së UÇK-së.

Reagimi i OVL-UÇK lidhet me shkrimin e titulluar “Skema e vrasjeve politike të Hashim Thaçit”, për të cilin organizata vlerëson se është propagandues dhe i dëmshëm.

Xhymshiti njihet si mbështetës i madhë dhe propagandeus i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurti.

Postimi i plotë: 

OVL UÇK shpreh shqetësim të thellë ndaj shkrimit të gazetarit Vudi Xhymshiti, i paraqitur si hulumtim.
Çdo përpjekje për ta paraqitur luftën çlirimtare si të papastër apo të motivuar nga interesa personale, në dëm të së vërtetës historike dhe sakrificës së luftëtarëve që dhanë gjithçka për liri, është e papranueshme dhe e rrezikshme.
Pretendime të tilla, të mbështetura në spekulime e jo në fakte, nuk i shërbejnë shoqërisë sonë, por vetëm narrativave që synojnë njollosjen e historisë së lavdishme të UÇK-së./lajmi.net/