Cunha mbështet Carrick-un: Ai është një emër shumë i respektuar
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Matheus Cunha, është optimist se skuadra mund të ketë një seri fitoresh nën drejtimin e Michael Carrick-ut. Kjo pasi trajneri i përkohshëm e udhëhoqi skuadrën drejt një triumfi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e tij të parë si trajner. “Ne ende po fillojmë ta njohim Michael Carrick-un. Ai është një…
Sport
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Matheus Cunha, është optimist se skuadra mund të ketë një seri fitoresh nën drejtimin e Michael Carrick-ut.
Kjo pasi trajneri i përkohshëm e udhëhoqi skuadrën drejt një triumfi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e tij të parë si trajner.
“Ne ende po fillojmë ta njohim Michael Carrick-un. Ai është një emër shumë i respektuar, jo vetëm tek Unitedi, por në të gjithë Premier Leaguen. Ai e ka shkruar historinë e tij këtu në mënyrën më pozitive të mundshme dhe sjell me vete një mentalitet fituesi të denjë për klubin. Ai e di rrugën drejt fitores”.
Është hera e dytë që Carrick, një ish-lojtar i Unitedit, është trajner i përkohshëm i ekipit, pasi ai e udhëhoqi ekipin për tri ndeshje gjatë sezonit 2021-22.
Carrick, 44 vjeç, mori drejtimin e Unitedit deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Ruben Amorimit në fillim të janarit pas 14-muajsh në krye.