Arifi: Për 5 vite kam thënë se Kurti po u shërben interesave të Serbisë dhe Rusisë
Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për prishje të raporteve me ShBA-në. Ai ka vlerësuar se me politikat e tij i pari i VV-së po i sheren interesave të Serbisë. Në profilin e tij në “Facebook”, Arifi ka shkruar se Kosova po i vuan pasojat e…
Lajme
Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për prishje të raporteve me ShBA-në.
Ai ka vlerësuar se me politikat e tij i pari i VV-së po i sheren interesave të Serbisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Arifi ka shkruar se Kosova po i vuan pasojat e kësaj politike.
“Për 5 vite me radhë kam thënë se Albin Kurti, me qasjen dhe politikën e tij, po u shërben interesave të Serbisë dhe Rusisë. Sot po i shohim pasojat: ne, si popull tradicionalisht amerikan-dashës, jemi trajtuar si vende të Afrikës e Azisë, të përjashtuar nga Amerika. Ironia është e rëndë; vendi që na çliroi nga Serbia neve na vendos kufizime, ndërsa Serbisë jo”, ka shkruar ai, duke shtuar se kjo nuk është rastësi.
“Kjo nuk është rastësi. Është rezultat i një politike antiamerikane të Albin Kurtit, që na ka larguar nga aleatët strategjikë dhe po e dëmton seriozisht shtetin e ndërtuar me mund, sakrificë dhe gjak. Por problemi nuk është vetëm Albin Kurti. Problemi është dhe votuesi që voton për inat, për urrejtje dhe për kult individi, e jo për program, strategji dhe dashuri për vendin. Vota emocionale nuk është patriotizëm, është vetëdëmtim. “…Sovranitet, sovranitet në veri”, kurse në anën tjetër shteti po dobësohet gjithandej”, ka shkruar Arifi.