Masakra e Reçakut, Rama: Përkulemi para jetëve të pafajshme që u shuan mizorisht
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka përkujtuar Masakrën e Reçakut, duke e cilësuar si një plagë që nuk mbyllet kurrë. Ai ka thënë se duhet të përkulemi para jetëve të pafajshme që u shuan në këtë masakër. “Reçaku, plagë që nuk mbyllet kurrë. Në këtë përvjetor, përkulemi me respekt para jetëve të pafajshme që u…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka përkujtuar Masakrën e Reçakut, duke e cilësuar si një plagë që nuk mbyllet kurrë.
Ai ka thënë se duhet të përkulemi para jetëve të pafajshme që u shuan në këtë masakër.
“Reçaku, plagë që nuk mbyllet kurrë.
Në këtë përvjetor, përkulemi me respekt para jetëve të pafajshme që u shuan mizorisht. Dhimbja e Reçakut është dhimbje kombëtare. Është një kujtesë e përhershme pse liria jonë ka çmim dhe pse e vërteta duhet thënë gjithmonë, pa frikë dhe pa kompromis.
Lavdi martirëve të Reçakut.
Kujtimi i tyre le të na bashkojë, le të na forcojë dhe le të na udhëheqë drejt drejtësisë dhe shtetësisë”, shkroi Rama.