Sorensen për vizitën në Kosovë: Diskutuam për hapat e mëtejshëm për dialogun – Angazhimi i vazhdueshëm thelbësor për të ardhmen në BE
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka qëndruar dje në Kosovë. Ai është shprehur i lumtur për vizitën e tij në Kosovë, shkruan lajmi.net. “Pata takime të vlefshme dhe diskutime të hapura mbi hapat e mëtejshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të siguruar që viti 2026 të sjellë rezultate të…
Lajme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka qëndruar dje në Kosovë.
Ai është shprehur i lumtur për vizitën e tij në Kosovë, shkruan lajmi.net.
“Pata takime të vlefshme dhe diskutime të hapura mbi hapat e mëtejshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të siguruar që viti 2026 të sjellë rezultate të prekshme për popullin e Kosovës. Angazhimi i vazhdueshëm mbetet thelbësor për përparimin në të ardhmen e Kosovës në BE”, ka shkruar Sorensen në “X”.
Ai dje është takuar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, dhe krerët e partive politike në vend, Bedri Hamzën nga PDK, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në “X”:
Glad to be back in Kosovo! Had valuable meetings and open discussions on next steps in the EU-facilitated Dialogue to ensure 2026 delivers tangible results for the people of Kosovo. Continued engagement remains essential for progress on Kosovo’s EU future. pic.twitter.com/MDnG1ym2IB
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) January 15, 2026