Albës i rrjedhin lotët derisa Limi flet për raportin mes tyre: E kemi mbyllur historinë
Hyrja e Lim Hotit në Big Brother VIP Kosova 4 ka trazuar shtëpinë e famshme. E më së shumti ka ndikuar te Alba Pollozhani, me të cilën ka pasur një lidhje dashurie. Ndonëse Alba hezitoi për të folur për këtë pjesë, Limi bëri të qarta disa gjëra. “Është gocë shumë e mirë, kam respekt për…
ShowBiz
Hyrja e Lim Hotit në Big Brother VIP Kosova 4 ka trazuar shtëpinë e famshme.
E më së shumti ka ndikuar te Alba Pollozhani, me të cilën ka pasur një lidhje dashurie.
Ndonëse Alba hezitoi për të folur për këtë pjesë, Limi bëri të qarta disa gjëra.
“Është gocë shumë e mirë, kam respekt për të. Do doja të shihja sa më mirë. Nuk është një lojë siç Alba mund të bëj shumë lojëra. Jeta është e bukur duhet ta shijojmë të gjithë”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Unë e mbështes si shok të mirë, në Shqipëri ngelin pengje të dëshirave. Është një temë shumë e gjerë për ta përmbledhur. E kemi mbyllur këtë histori. Unë këtu nuk kam ardhur për ty. Më vjen keq. Unë nuk kam shkuar për të blerë një ‘stich’ posaçërisht për Albën”.
“Alba meriton më shumë, për mënyrën se si sillet me partnerin e vet, me të thënë të drejtën disa më njohin disa jo, unë nuk jam shumë me stabilitetin”, theksoi tutje.
“I kërkoj falje gjithë publikut, e kam pasur lojë. E kam bërë për vëmendje”, tha ajo.

