“Absurde të flitet për orientimin seksual”, Londrimi reagon ashpër ndaj aludimeve të banorëve
Debatet brenda shtëpisë janë përqendruar së fundmi rreth një teme që disa banorë e kanë përfolur vazhdimisht ditët e fundit, duke sjellë reagime të forta nga Arditi, Klodi dhe Londrimi. Të tre shprehën pakënaqësitë e tyre për mënyrën se si po trajtohet kjo çështje, duke e konsideruar të panevojshme dhe të padrejtë. Londrimi u shpreh…
ShowBiz
Debatet brenda shtëpisë janë përqendruar së fundmi rreth një teme që disa banorë e kanë përfolur vazhdimisht ditët e fundit, duke sjellë reagime të forta nga Arditi, Klodi dhe Londrimi.
Të tre shprehën pakënaqësitë e tyre për mënyrën se si po trajtohet kjo çështje, duke e konsideruar të panevojshme dhe të padrejtë.
Londrimi u shpreh i irrituar, duke e quajtur të papranueshme që të diskutohet orientimi seksual i dikujt.
Sipas tij, është një absurditet që një temë e tillë të përdoret për thashetheme apo aludime brenda shtëpisë.
Nga ana tjetër, Arditi theksoi se kjo çështje prek drejtpërdrejt njerëzit dhe nuk duhet kaluar lehtë.
Ai u shpreh se duhet të inkuadrohen, pasi bëhet fjalë për tema që lidhen me dinjitetin dhe respektin personal.
Edhe Klodiani ishte kritik, duke deklaruar se këto përfolje tregojnë mungesë argumentesh.
“S’kanë ku të kapen dhe kapen në gjëra… këtu tregojnë sa të dobët janë”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se aludimet përdoren si mjet për të sulmuar të tjerët.Diskutimi ka nxitur reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, duke rikthyer në vëmendje kufirin mes debatit dhe cenimit të jetës personale të banorëve.
View this post on Instagram